Kjo është modelja ruse që ka thyer rekord për gjatësinë e këmbëve të saj.
Ekaterina Lisina, ka dy rekorde të Guinness me ermine saj dhe gjithashtu është kurorëzuar me titullin modelja më e gjatë në botë, transmeton portali arbresh.info
29-vjeçarja vetëm njëren këmbë e ka të gjatë 132.2cm.
Ajo vjen nga një familje me shtat të gjatë, duke përfshirë edhe nënën dhe vëllaun e saj.
Modelja ka deklaruar se ndjehet e mahnitshme që do të marrë titullin e Guinness World Records dhe shpreson që ky titull do t’i jap asaj vëmendje pozitive.

Në adoleshencë ajo është ngacmuar për gjatësinë e saj, megjithatë ka theksuar se i ka mposhtur fyerjet duke e arritur qëllimin e saj për tu bërë modele.
Në vitin 2008, ajo luajti në ekipin e basketbollit olimpik rus dhe fitoi një medalje bronze në Lojrat e Pekinit.
Redaktori i Guinness World Records, Craig Glenday tha: “Këtë vit ne mund të ishim frymëzuar nga superheronjtë imagjinar, por fokusi i këtij edicioni ka qenë inspirimi nga superheronjtë që ndodhen në jetën reale”./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër