Një fëmijë 18 muajshe sapo ka hyrë në histori.
Ai është Lucas Warren, një fëmijë me sindromën Down që ka arritur që të marrë çmimin Buzëqeshja, për herë të parë në historinë 91-vjeçare të konkursit ‘Gerber’.
Të mërkurën kompania njoftoi se fituesi i Gerber Baby Photo Search është Lucas Warren nga Gjeorgjia.
Lucas dhe familja e tij kanë marrë një çmim prej 50 mijë dollarë.
Midis 140.000 konkurentëve, juria vendosi se buzëqeshja më e bukur ishte e djalit të vogël.
Megjithatë prindërit e tij, Cortney dhe Jason Warren janë shprehur se nuk e prisnin të ishin fitues të konkursit. Ato publikuan fotografinë e tij të veshur me një këmishë të gjelbër në Instagram duke përdorur hashtagun e konkursit.
“Ai nuk del shumë dhe nuk takohet kurrë me të huaj,”-tha mamaja e tij. “Ai ka qejf të luajë, të qeshë dhe i pëlqen të bëjë njerëzit e tjerë të qeshin.”/ora news/




Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...