Për nga pamja ai mund të duket se është diku tek të 30-tat, por Hu Hai ka mahnitur miliona njerëz me moshën e tij të vërtetë.
Hu, i cili e quan veten Johnson, fitoi famë në vitin 2016, pasi fitoi një konkurs modës për të moshuarit e Shangait, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë me MailOnline, ekonomisti në pension që e pëlqen mënyrën e jetesës që bën, ka treguar në detaje për moshën dhe pamjen e tij.
Pensionisti nga Shanghai ka lindur në vitin 1950 dhe është 67 vjeç.
Ai ka edhe një vajzë 37 vjeçare, por ende nuk është gjysh.
Mbi sekretin e pamjes së tij rinore, ai ka theksuar se merret me vallëzim, këndim dhe joga. Në veçanti ai ka theksuar se i pëlqen vallëzimi “Belly Dance”.
Hu tha se të gjithë kanë tre mosha: moshën biologjike, moshën psikologjike dhe moshën fizike.
Ai pretendon se numri 67 është mosha psikologjike, 20 është mosha e tij fizike, ndërsa ai ndjehet se ka trupin e një 43 vjeçari./arbresh.info/

Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira