Nuk do t’ju shkonte kurrë në mendje se ky detaj kaq i vogël shpreh raportin e marrëdhënies tuaj në çift.
E kishit menduar ndonjëherë që pamja ose më saktë pesha juaj tregon nëse jeni apo i/e lumtur në lidhjen tuaj? Epo, me sa duket qenka e vërtetë! Njerëzit që ndihen të pakënaqur me martesën ose lidhjen e tyre, kanë tendencë të jenë më të hollë dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje trupit të tyre.
Nga ana tjetër, çiftet që jetojnë në marrëdhënie të lumtura shtojnë peshë gjithnjë e më shumë. Kjo për shkak se burrat dhe gratë në marrëdhënie të lumtura fillojnë të shqetësohen më pak për pamjen apo peshën e tyre.
Të paktën kështu thuhet në një studim të publikuar nga NCBI (National Center for Biotechnology Information). Kur njerëzit janë duke kërkuar për një partner, ata përpiqen të duken më mirë. Pamja fizike kthehet në një përparësi për ta.
Kur ata kanë gjetur partnerin e përsosur, ndihen më komodë, kështu që fillojnë ta anashkalojnë pamjen e tyre fizike dhe gjithnjë e më shumë kënaqen me magjinë e ushqimit./eo/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...