Ju nevojiten vetëm dy gjëra!
Te disa femra është më shumë apo më pak e theksuar, por një e kanë të përbashkët:
Sindroma premenstruale, e njohur më mirë si PMS (Premenstrual syndrome), shumë shpesh e shoqëruar me dhimbje të forta të barkut.
Shumica e femrave e trajtojnë me tableta kundër dhimbjeve apo me banjo të nxehtë, por ka dhe nga ato që e dinë trikun e vogël shtëpiak i cili duhet të ndihmojë. Për atë ju nevojitet vetëm alkooli (më së miri etanol) dhe një copë pambuku.
Pambukun e zhytni në alkool dhe e shtrydhni tepricën.
E vendosni pambukun në kërthizë, e përforconi me ngjitës medicinal dhe e leni të qëndrojë 30 deri 40 minuta.
Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Kjo metodë mund të jetë e dobishme vetëm me kusht që të relaksoheni plotësisht.
Por, nëse dhimbjet vazhdojnë dhe nuk mund t’i qetësoni me barna, patjetër kërkoni ndihmën e mjekut.
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00
Rruga drejt Malit të Zi mbyllet për kamionë, qarkullimi për ...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë