Herën tjetër që do të pini kos dhe do të hiqni letrën e cila mbulon kosin dhe gjëja e parë që bëni është të derdhi lëngun MOS E BËNI PËRSËRI! Në vend të kësaj, sigurohuni që ta përzieni plotësisht para se të hani një lugë.
Pse? Sepse lëngu në sipërfaqen e kosit është në fakt një proteinë që ka shumë përfitime shëndetësore. Në terma të thjeshtë, është një proteinë e lëngshme që mbetet pasi qumështi është copëzuar dhe është zënë kos.
Konsiderohet një proteinë e plotë pasi përmban të gjitha aminoacidet esenciale. Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të këtij l engu i ëmbël dhe i tharët. E ëmbla është proteina e nënprodukteve që mbetet nga bërja e djathërave të fortë. E tharta përdoret për të bërë pluhurat e proteinave që gjenden në supermarkete dhe në dyqane.
Në fakt, kosi grek është një nga 14 ushqimet që kanë më shumë proteina sesa një vezë. Ky lëng e bën kosin më të mirë sepse ka shumë përfitime ushqyese. Është i ulët në yndyrë dhe kolesterol, i lartë në kalcium, dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminave B. Ka një përmbajtje shumë të ulët të laktozës. Pra, mbajeni këtë lëng në kosin tuaj gjithmonë që të përfitoni sa më shumë./living.al
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...