Për shkak të llojit të veçantë të gjakut, këta persona janë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të caktuara, të tilla si ulçërat dhe mosfunksionimi i tiroideve.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë nivele të ulëta të hormoneve tiroide dhe jod joadekuat, një element kimik qëllimi i të cilit është të rregullojë hormonet e tiroideve. Kjo gjë shkakton efekte anësore të tilla si obeziteti, mbajtja e lëngjeve në trup dhe lodhje të pashpjegueshme.
Këta njerëz kanë nivele të larta aciditeti në stomak, më shumë se presonat me llojet e tjera të gjakut. Në Japoni, ky lloj gjaku ka qënë i lidhur me personalitetin.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë përshkruar si përgjegjës, të përkushtuar, të organizuar, të fokusuar, të ndërgjegjëshëm dhe praktikë. Besohet se ata kanë aftësi orientuese dhe logjistike, kjo për faktin se paraardhësit e tyre janë gjuetarët të cilët vëzhgonin “me rreptësi” mjedisin ku jetonin.
Njerëzit me këtë lloj gjaku preken dhe mërziten shpejt. Personat me grup gjaku 0 duhet të shmangin përdorimin e tepërt të kafeinës dhe alkoolit.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...