Duke qenë se të gjitha kërkojnë “recetën” për flokët perfektë të blogeres dhe sipërmarrëses, Negin Mirsalehi, ajo ka postuar herë pas here video-tutoriale për realizimin e ondeve të saj.
Së fundmi, blogerja ka treguar se si i bën ondet me mashë, pra me nxehtësi:
#1
Si fillim, ajo aplikon një nga kremrat e kompanisë së saj, “Gisou” (Ju sigurisht, mund të përdorni edhe një krem tjetër ose thjesht asgjë.)
#2
Më pas, ndan flokët dhe fillon nga puna!
#3
Pas bërjes së një kaçurreli/ondeje lëshon flokun në dorë që ta lërë atë të ftohet.
#4
MË E RËNDËSISHMJA: Alternon midis ondeve të brendshme dhe të jashtme.
#5
Në fund, Negin aplikon një serum/vaj flokësh dhe kalon gishtat nëpër flokë për t’ju dhënë atyre një pamje më natyrale.
#6
Përsëri me ndihmën e duarve, iu jep pak volum flokëve, në pjesën e rrënjës.
Nëse nuk doni ta dëmtoni flokun me asnjë lloj nxehtësie, pak kohë më parë, blogerja ka publikuar edhe dy mënyra për të bërë ondet e saj, pa përdorur aspak nxehtësi:
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok