Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të Covid-19.
14 shkurti është i popullarizuar në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Por ndërsa rastet e koronavirusit rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.
“Covid nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e Covid-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.
Rekomandimet e tij ndjekin këshilla të ngjashme nga Departamenti i Shëndetësisë i vendit. Kreu i saj, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu gjithashtu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj Covid në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit./tch/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...