Një restaurant në New York ka arritur të krijojë një picën me të shtrenjtë në treg.
Pica përmban 24 karat ar dhe shitet në një restaurant në South Street në New York, me një çmim prej 2000 dollarësh, transmeton arbresh.info.

E ndarë në tetë pjesë, çmimi për një pjesë kushton 250 dollarë, që do të thotë një kafshatë e kësaj pica kushton 50 dollarë.
Gjatë një interviste për Town & Country, shefi i kuzhinës, Braulio Bunay tha se ai ishte frymëzuar për të krijuar një pica të tillë nga Qarku Financiar i qytetit, të cilën ai e përshkroi si ‘mishërim të dekadencës’.

“Pica është jashtëzakonisht e pasur. Nëse jeni në humor për një vakt bujar, kjo është pica për ju”, tha ai.
Shumë prej provuesve të picës janë të impresionuar nga llojet e djathit që janë përdorur për të përgatitur picën dhe nga shija që kishte pica./Arbresh.info
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...