Fati i një djali kinez, i cili ka lindur në provincën Hunan në me një defekt të rrallë në fytyrë, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.
Fëmija vuan nga një çarje tërthore, që do të thotë se në të dy anët e gojës ka dy hapësira të mëdha që drejtohen për te veshët.
Për shkak të deformimit, Huikang ka dy fytyra, prandaj dhe mediat e kanë cilësuar atë si “djali maskë”, një nofkë të cilën e ka tanimë prej 7 vitesh.
Në vend të ndjenjës së lumturisë që një mama do të përjetonte në takimin e saj të parë me fëmijën, nëna e tij, Yi Lianxi, tha se ra në dëshpërim.
Madje në 4 mars të 2009, ditën kur Huikang lindi, ajo tha se doktorët refuzuan t’ja tregonin fëmijën.“Mu thye zemra. Pse po më ndodhte kjo mua.” tha Znj.Lianxi për Changsha Evening News.







Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...