Google ADS

Ndjenjat dhe ushtrimet trupore

13:34 | 3 Mars 2015
Arbresh.info

Gjatë një hulumtimi disa nga shkencëtarët amerikanë, i kanë ndarë 153 studentë në 3 grupe. Njëri grup ka shikuar komedi, tjetri dramë me fund të trishtuar, ndërsa grupi i tretë ka shikuar dokumentar për biznesin. Filmat kanë pasur merita për krijimin e ndjenjës së pikëllimit dhe lumturisë, si edhe disponimit neutral.
Pas shikimit të filmave kanë plotësuar anketën për atë se sa shpesh ushtrojnë dhe sa shpesh dëshirojnë të ushtrojnë. Anketa ka përmbajtur pyetje edhe për disponimin e tyre momental.

Studentët të cilët kanë shikuar filmin dokumentar në masë më të madhe kanë planifikuar aktivet fizik. Më së paku dëshirë për ushtrime kanë treguar studentët që kanë shikuar dramë.

“Hulumtimi ynë tregon që veprimet e përditshme, siç është shikimi i filmave, mund të ndikojnë në vullnetin dhe dëshirën për ushtrime”, përcjell Science Daily deklaratën e prof. John Carroll.

Shkencëtarët theksojnë që ndjenjat, pozitive dhe negative, mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve për ushtrime. Për të adaptuar shprehinë e ushtrimeve, e rëndësishme është të kuptohet ndikimi i emocioneve në sjellje. Nëse trishtimi apo pikëllimi e bën ndonjë person dembel, e rëndësishme është të gjejë mënyrën për t’u disponuar dhe të fillojë ushtrimet.
Prof. Carrol ka shtuar se si “nuk duhet të lejojmë emocionet të na ndalojnë në ruajtjen e shprehive të shëndetshme, veçanërisht ushtrimeve.”

Ushtrimet janë një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar disponimin sepse do të nxisin lirimin e endorfinës, hormonit të lumturisë. Është dëshmuar që ushtrimet ngrisin nivelin e vetëbesimit, dhe atë shumë më herët se sa fillojnë të vërehen rezultatet e para.

 

Shpërndaje në rrjete sociale