Të admirosh natyrën redukton perceptimin e dhimbjes. Sipas një studimi të fundit, është gjetur një lidhje dhe shpjegim mbi fenomenin ku peisazhet natyrore, ndikojnë edhe në reduktimin e dhimbjeve, duke hedhur bazat për terapi të reja jo farmaceutike.
Gjatë fazës studimore është monitoruar aktiviteti cerebral i vullnetarëve me goditje të vogla elektrike teksa vrojtonin video dhe kur këto ishin me pamje natyre, dhimbja ndjehej më pak në krahasim me të tjera. Ky rezultat u konfirmuar edhe nga rezonancat magnetike që evidentuan reduktim te sinjaleve sensoriale që truri merr kur trupi ndjen dhimbje.
Sipas ekipit kërkimor, efekti kurativ i natyrës është pothuajse sa gjysma e efektit të medikamenteve kundër dhimbjeve, pra nuk arrin të zëvendësojë rezultatin e tyre.
Por padyshim është në nivele mjaft domethënëse, pasi është evidentuar në terma shkencore që marrja e ilaçeve dhe qëndrimi në gjelbërim ndikojnë shumë mirë në organizëm duke përshpejtuar dyfish edhe procesin e shërimit.
Pra njeriu e ka të domosdoshme natyrën, dhe sa më shumë largohet prej saj, aq më pasoja ndjehen në organizëm, në nivel fizik dhe psikologjik./Klan News
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic