Muzika për shumë njerëz është ndër mënyrat më të shpeshta për të kaluar kohë, por edhe për tu argëtuar. Mirëpo, pos kësaj, dëgjimi i muzikës mund të ketë edhe pasoja negative.
Sipas një studimi të kryer së fundmi më shumë se një miliard të rinj janë të rrezikuar nga zhurmat e larta duke rrezikuar të humbasin dëgjimin para kohe. Kjo pasi që dëgjimi i më shumë se një ore muzikë me zë të lartë sipas këtij studimi mund të dëmtojë seriozisht dëgjimin.
Gjysma e personave nga mosha 12 deri në 35 vjeç ekspozohen ndaj niveleve shumë të larta e të dëmshme të muzikës.
40 përqind e të rriturve ekspozohen çdo ditë ndaj muzikës së lartë në pub-e, bare, ngjarje sportive apo edhe në sallat e palestrës.
Ekspozimi për 8 orë ndaj zhurmave mbi 85 decibel apo 15 minuta ndaj 105 decibel mund të rezultojë tejet i dëmshëm.
Norma më e pranueshme sipas specialistëve do të ishte 75 decibel dhe jo më tepër se një orë në ditë.
BBC: Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë
Bugajski për tensionet në veri: Kemi pritur qasje më të menç...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...