Tani që Justin dhe Hailey na treguan sekretet e lidhjes së tyre, është koha që Hailey të ndajë me ne edhe sekretet e rutinës së saj të bukurisë. Ajo përdor produktin më të çuditshëm dhe më të paimagjinuar nga ju për të pasur një lëkurë të pastër dhe të freskët. Modelja e njohur rrëfeu për Refinery29 se prej disa muajsh ajo përdor pilula kontraceptive dhe kjo gjë ka ndikuar për keq në fytyrën e saj.

Fytyra e saj është mbushur me puçrra, megjithatë sipas saj për momentin është më mirë të kujdeset për puçrrat sesa për një fëmijë. Ajo ka treguar se mundohet ta mbajë fytyrën të pastër dhe pa njolla duke pirë shumë ujë, si dhe duke përdorur kremëra që përdoren për lëkurën e skuqur të bebit nga pelenat. “Zbulova që kremi që përdoret për të skuqurat e bebit është perfekt për të shëruar fytyrën nga njollat dhe puçrrat. Po ashtu, ai është perfekt edhe për rrathët e zinj poshtë syve”, -është shprehur ajo. Nëse deri më tani nuk keni pasur guxim ta përdorni, Hailey sapo ju dha një shtysë.
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...