Stilisti Brandon Maxwell rikthen fort xhinsin në koleksionin e tij pranverë 2018, prezantuar gjatë javës njujorkeze të modës.
Maxwell, i lindur në Teksas, e përdori këtë material për të parën herë në show-n e tij të mbushur me ngjyra të forta si e kuqja e thellë, blu-kobalti dhe e verdha e kanarinës.
Nën tingujt e këngës së Britney Spears, “Hit me baby one more time” dhe “Independent Women” nga Destiny’s Child’s, modelet sfiluan me xhinset e tyre me bel të lartë, bluzat e mbyllura prej shifoni dhe fustanet e derdhura.
Maxwell, i cili ka krijuar disa veshje për fanatiken e modës Lady Gaga, rreshton në listën e tij të klientëve emra të njohur si Michelle Obama, Uma Thurman dhe Gëyneth Paltrow, transmeton tch. Me koleksionin e pranverës 2018, ai iu largua preferencës së hershme për ngjyrën e zezë e atë të fildishtë, duke e spostuar vëmendjen tek një paletë ngjyrash të guximshme që përfshijnë rozën e fortë, jeshilen e smeraldtë dhe portokallinë.
Stilisti ia kushtoi spektaklin gjyshes së tij, Louise Johnson, e cila ndërroi jetë tani vonë, duke rrëfyer se ajo kishte punuar në një dyqan veshjesh të luksit dhe kishte frymëzuar karrierën e tij në fushën e modës.
Jashtë vëmendjes së 32-vjeçarit nuk ka mbetur dhe vendlindja e vet, Teksasi, e përballur me përmbytje masive pas kalimit të uraganit Harvey, ndaj biletat e këtij spektakli i nxori në ankand dhe fitimet vendosi t’ia dhurojë Bankës së Ushqimit në Hjuston.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja