Një përbërës natyral që do t’ju ndihmojë të hiqni të gjitha parregullsitë në fytyrën tuaj, nga puçrrat dhe skuqjet tek pikat e zeza dhe aknet është mjalti.
Mjalti është një përbërës bazë në shumë produkte bukurie, por pse duhet të shpenzoni para për produkte që mund të mos ju përshtaten për shkak të përbërësve të tjerë. Është koha që të merrni gjërat në duart tuaja dhe të bëni një maskë prej mjalti për lëkurën tuaj, transmeton portal arbresh.info
Përbërësi kryesor që ju nevojitet për të bërë këtë maskë është mjalti. Shtoni përbërësit e tjerë të listuar në varësi të llojit të lëkurës tuaj.
Lëkurë e thatë
Përzierni mjaltin me kos dhie, banana dhe avocado.
Lëkurë e yndyrshme
Përzieni përbërësin bazë me mollën, tërshërën, të verdhën e vezës ose karotën.
Lëkura e rrudhur
Përdorni mjaltë, sheqer kaf dhe qumësht për të bërë një scrub që do ta aplikoni në fytyrë dhe masazhoni fytyrën butësisht./arbresh.info/
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...