Mësuesja e një shkolle fillore në Britani të Madhe, ka pranuar se ka vjedhur para nga fondi i shkollës për të paguar dilerët e drogës të cilëve u kishte mbetur borxh djali i saj.
Megjithatë, Gjykata në Glanhowy ka theksuar se ajo do të jetë në gjendje të vazhdojë punën e saj, pasi Caroline Hannigan, 56 vjeç, pranoi marrjen e 287 funta të ngritura për bamirësi, transmeton portali arbresh.info
Para komisionit diciplonor ajo ka pranuar se ka paguar dy dilerë nga fondi i shkollës.
Hetimi mbi vjedhjen e parave nga ana e saj kishte filluar në shkurt të vitit 2015.
Ajo është marrë në pyetje edhe nga policia dhe rasti i saj ishte dërguar në Gjykatë.
Para panelit diciplinor ai kishte theksuar se dilerët e drogës i kërkuan asa rreth 1000 funta për borxhet e djalit të saj 31-vjeçar, megjithatë janë ndarë të kënaqur kur ajo i ka paguar ata vetëm me 300 funta.
Pas rrëfimit të saj të sinqertë, paneli diciplinor së bashku më Gjykatën kanë marrë vendim që të kthejnë në punë zonjën në fjalë./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë