Meshkujt kanë zbuluar arsyen e vërtet se përse i tradhtojnë të dashurat apo gratë, dhe nuk është ajo çfarë shumica e grave e kanë pritur.
Shumë njerëz supozojnë se tradhtarët e kryejnë aktin vetëm se janë mërzitur me lidhjen e tyre, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë për shumë meshkuj!
Në fakt, duket se mërzia në lidhje nuk është as në mesin e top tre arsyeve se pse tradhtarët kërkojnë dikë tjetër për seks.
Sipas “Superdrug Online Doctor”, arsyeja më e zakonshme se përse meshkujt tradhtojnë është e thjeshtë: personi tjetër është thjesht seksi!
Një anketim tronditës me mbi 2,000 tradhtarë, ka treguar se meshkujt evropianë nuk mund t’i rezistojnë joshjes së një personi tjetër.
Sidoqoftë, arsyeja e dytë më e zakonshme se përse meshkujt tradhtojnë ka qenë gjendja emocionale, ku meshkujt kanë raportuar se kishin vendosur të tradhtonin pasi personi tjetër kishte qenë aty për të!
Kjo arsye është e njëjtë me arsyetimin primar të grave evropiane, ku kanë raportuar se arsyeja e parë se përse tradhtojnë është se partneri i tyre nuk u kushton mjaftueshëm vëmendje.
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...