Një vajzë e re, e cila mendonte se skuqja që kishte në këmbë i kishte ardhur si pasojë e depilimit, u diagnostikua me një formë të rrallë kanceri.
Mjekët gjetën një masë sa një kokërr molle në kraharorin e 21-vjeçares Rhiannon Douglas, pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, për shkak se skuqja u përhap në trup dhe nisi të kishte dhimbje të mesit.
E reja u diagnostikua me një formë të rrallë limfome, që zhvillohet në sistemin limfatik.
Mjekët i thanë Rhiannon se skuqja ishte një simptomë e rrallë e këtij lloj kanceri dhe nëse nuk do të ishte shfaqur, masa prej 8.5 centimetra e gjetur në kraharorin e saj nuk do të ishte kapur në kohë për t’u trajtuar.
Që prej Nëntorit 2016, kur u diagnostikua për herë të parë, tumori i 21-vjeçares është zvogëluar dhe ajo shpreson që në verë të jetë shëruar totalisht.
Rhiannon vendosi që ta bëjë publike historinë e saj për të ndërgjegjësuar njerëzit për këto simptoma të çuditshme, që mund të tregojnë kancerin.


Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj