Merimangat janë krijesa të vogla që ndodh t’i shikosh kudo nëpër shtëpi. Këto krijesa ushqehen me insekte duke i copëtuar falë enzimave që kanë në gojën e tyre.
Për të hequr qafe merimangat është një punë shumë e vështirë, por ne do ju sugjerojmë një metodë shumë të thjeshtë dhe natyrale për t’i larguar nga shtëpia juaj.
Duhet të keni parasysh se merimangat e kanë inat erën e mentes. Dhe po, ka prova specifike që e vërtetojnë këtë teori.
Vaji i mentes ka përbërës që i nervozojnë merimangat, prandaj ju sugjergojmë që të përzieni 10-15 pika vaj menteje me një shishe me ujë dhe sprucojeni kudo nëpër shtëpi, kryesisht tek dyert por edhe nëpër mure, shkruan Shije.
Këshilla të tjera:
Pastroni dhomat.
Spërkatni sipërfaqet me uthull të bardhë.
Mbani disa arra nëpër bazamentet e dritareve.
Bëni të njëjtin veprim dhe me lëkurat e portokalleve.
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...