Secila grua ka një sekret të sajin të bukurisë që e përdor gjithmonë. Por, disa mund të mos e kenë gjetur ende një zgjidhje perfekte. Nëse jeni në kërkim të një metode për t’u dukur gjithmonë e bukur, me lëkurë rinore, kjo është maska ideale. E bazuar në xhelatinë, nëse përdoret rregullisht e bën lëkurën tuaj të pastër, të butë dhe të shëndetshme.
Xhelatina mbush mungesën e kolagjenit në lëkurë që reduktohet me kalimin e viteve. Zhduk rrudhat e imëta dhe përmirson qarkullimin e gjakut në lëkurë.
4 lugë gjelle lëng portokalli
2 lugë çaji xhelatinë pluhur (e gjeni në supermarket)
Përziejeni lengun e portokallit me xhelatinën në një tas të vogël. Perzjejini mirë me mikser deri sa te krijohet nje mase homogjene.
Lëngu i portokallit vepron si një burim i vitaminave dhe vlera ushqyese, ushqen lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe më të shëndetshme.
Pastrojeni fytyrën dhe aplikoni një shtresë të hollë nga kjo maskë, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Është e mjaftueshme nëse e lini të veprojë për rreth 20 minuta. Lajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.
Këtë maskë mund ta përdorni 2-3 herë në javë. Rezultatet do t’i evidentoni në një kohë shumë të shkurtër.
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...