Policia në Rusi është duke e hetuar një numër të madh vetëvrasjesh të kryera nga adoleshentët, si pasojë e një loje në rrjetet sociale që quhet ‘Blue Whale’.
Dy nxënës të moshës 15 dhe 16 vjet kanë vdekur pasi kanë rënë nga kati i 14-të, ndërsa një tjetër ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë, transmeton portali arbresh.info.
Përdoruesve të lojës në rrjetet sociale, u ipen detyra nga administratori i faqes, të cilat shtyejnë të rinjtë drejt vdekjes.
Policia në Rusi ka hapur hetimet mbi ‘nxitjen e vetëvrasjeve’.
Sipas gazettes ruse, Novaya Gazete, në vitin e kaluar kanë kryer vetëvrasje 130 nxënës, të cilët ishin pjesë e lojës në rrjetet sociale dhe për të cilët është rapotuar se kanë jetuar në familje të lumtura./Arbresh.info
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë