Është e njohur që çdokush që merret me sport jeton më shëndetshëm dhe më gjatë. Mirëpo, një numër i vogël njerëzish e di që sportet e caktuara kanë ndikim posaçërisht të volitshëm në jetëgjatësinë e pritur.
Studimi, diagnozat e të cilit janë publikuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings, është marrë me çështjen e jetës së 8.500 danezëve të shëndetshëm të rritur lidhur me sportet me të cilat merren. Rezultati: Sportet e caktuara veprojnë si eliksir i vërtetë magjik për jetë të gjatë dhe të plotësuar, transmeton Telegrafi.
Duhet përmendur që ai i cili merret me sport, përgjithësisht, zgjat jetën e vet. Mirëpo, në hulumtim, sportet kolektive janë treguar si faktor pozitiv për jetë të gjatë.
Fituesi absolut është tenisi, i cili mund të zgjasë jetën mesatarisht 9,7 vjet.
Lojtarët e badmintonit mund të presin që të jetojnë nja 6,2 vjet më shumë se njerëzit të cilët nuk merren me sport.
Futbolli gjithashtu është treguar si armë magjike për jetë të gjatë – zgjat jetën 5 vjet.
Noti zgjat jetën për 3,5 vjet, ndërkaq gjimnastika për 3,1 vit.
Shkencëtarët kanë pyetur përse djersitja në çift apo në ekip është më efikase. Siç edhe ka rezultuar që lidhur me këtë ka të bëjë faktori shoqëror.
“Puna e shpejtuar e zemrës është e rëndësishme për shëndetin”, ka thënë njëri ndër bashkautorët e studimit, James O’Klif, dhe ka shtuar: “Mirëpo duket që është njësoj me rëndësi si edhe kontakti me njerëzit e tjerë”.
Në sportet ekipore, njerëzit jo vetëm që lëvizin, por edhe shoqërohen dhe shfaqin ndjenjat.
Rezultati është që pas përfundimit të sportit, ata ndihen më të plotësuar dhe më të relaksuar sesa pas treningut individual.
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...