Ligjvënësit në Norvegji kanë njoftuar rregulla të reja që do të detyrojnë personat ndikues në opinionin publik të njohur si “influencers” të mos përdorin photoshop. Ndryshimet ligjore u miratuan me një mbështetje unanime nga parlamenti norvegjez.
Ky ndryshim erdhi pas shqetësimeve nga grupe të rinjsh dhe Ministrisë norvegjeze të Fëmijëve dhe Familjes të cilët kërkuan ndërmarrjen e masave për shqetësimet në rritje për imazhe trupi të transformuara dhe shëndetit mendor. Ligji do të kërkojë që reklamat dhe postimet e sponsorizuara ku “forma, madhësia ose lëkura e një trupit është ndryshuar nga programe të tilla si “photoshop”duhet të cilësohet qartë se ato janë ndryshuar.
Mosrespektimi i rregullave do të rezultojë me vendosje të gjobave. Ligji përfshin buzët e zmadhuara, muskujt e theksuar dhe belin e ngushtë. Zyrtarë të lartë në Norvegji u shprehën se të rinjtë janë nën një presion për t’u dukur mirë. Modelet e ekspozuara i ekspozojnë të rinjtë në një ideal të bukurisë së pamundur për t’u arritur, ndaj u vendos ndryshimi i ligjit. Ligji do të zbatohet në të gjitha platformat kryesore të mediave sociale duke përfshirë Instagram, Snapchat dhe TikTok./klan.al/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen