
A cropped shot of a young woman washing her hands in her bathroom
Në një kohë që numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje në botë, Shqipëria mbetet ende e paprekur. Megjithatë kujdesi ndaj higjienës, sidomos në këtë periudhë, duhet të jetë i madh. Larja e shpeshtë e duarve na është kthyer në zakon, ndërsa në çantë apo në tavolinën e punës nuk mungon xheli antibakterial. Por, cila është metoda më efektive për t’u mbrojtur nga koronavirusi? Është më mirë t’i lajmë duart me sapun apo xheli antibakterial funksionon më mirë?
E mira është që sa herë të keni mundësi t’i lani duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Tregohuni të kujdesshëm me larjen duke i fërkuar duart për 20 sekonda. Në rast se nuk keni mundësi t’i lani me ujë dhe sapun, atëherë një antibakterial me 60% alkool do t’ju ndihmonte shumë. Xheli antibakterial redukton numrin e baktereve në duart tuaja, por duhet të dini që ai nuk i heq qafe të gjitha llojet e baktereve dhe nuk është efektiv kur duart janë shumë pis apo janë me yndyrë.
Po ashtu, mundohuni të shmangni prekjen e sipërfaqeve që preken nga një numër i madh njerëzish. Lajini duart të paktën 5 herë në ditë me ujë dhe sapun, ndërsa kur nuk keni mundësi përdorni xhelin antibakterial.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...