“Money Heist” ka mahnitur fansat në të gjithë botën që nga viti 2017 me skenat “shpërthyese”, të mbushura me veprim dhe sigurisht hajdutët kanë lënë shikuesit të kenë interesim për shfaqjen e Netflix.
Sidoqoftë, autori ka zbuluar tani sezoni i pesë do të jetë seria e fundit e “Money Heist”, shkruan Express.co.uk, transmeton KultPlus.
Sezoni i katërt i “Money Heist” apo “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.
Seriali shihte rikthimin e Raquel (luajtur nga Itziar Ituño) e cila u ribashkua me pjesën tjetër të grupit por gjithashtu inspektoren Alicia (Najwa Nimri) që zbuloi vendndodhjen e profesorit (Álvaro Morte).
Pati një goditje tjetër shkatërruese ndërsa Nairobi (Alba Flores) u qëllua në kokë nga ish-pengmarrësi Gandia (José Manuel Poga).
Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji por tani shërbimi gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.
Netflix njoftoi të premten se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit për “Moeny Heist”. /
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...
Hetemi prezanton disa prej projekteve dhe punëve të realizua...
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...