Disa stjuardesa të reja dhe mjaft joshëse mund të jenë ‘arsenali’ i Kim Jong-un për të tërhequr vizitorët në Korenë e Veriut.
Imazhet e pazakonta të kalendarit të vitit 2017 janë liruar nga regjimi i diktatorit koreano verior, transmeton arbresh.info.
Në fotografitë e publikuara në kalendar janë shfaqur imazhet e grave të reja të veshura me minifunde. Në një foto shfaqet edhe një sjuardesë e re e cila reklamon birrën e vendit, Taedonggang.
Kalendari është publikuar nën kujdesin e shtetit dhe gjithashtu në të janë të shënuara datat e rëndësishme të vendit, si ditëlindja e ish-udhëheqësve të Kim Il-Sung, gjyshit të Kimit, dhe babait të tij, Kim Jong-il.
Korea e Veriut ka 71 ditë pushimi shtetërore në vitin 2017, tri më shumë se në vitin e kaluar./Arbresh.info

Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore