Temperaturat dukshëm kanë rënë, mirëpo ende nuk është koha për xhaketa dhe shalle të trashë
Stili i veshjes i Emily Ratajkowskit është shembulli i vërtetë si mund të vishemi gjatë ditëve të para të vjeshtës, transmeton Telegrafi.Ajo përfundimisht di si ta kombinojë gardërobën në mënyrë që të duket perfekt, ndërkaq këtë stil të veshjes me siguri do të dëshironi ta kopjoni.
Xhinset me bel të lartë të cilat zakonisht u rrinë çdo forme trupi, fanella e bardhë me fyt janë klasikë e patejkalueshme në të cilën do të dukeni gjithmonë fenomenale.
https://www.instagram.com/p/B3en_Veh_0j/?utm_source=ig_embed
Xhinset vizualisht do të zgjasin figurën dhe do t’i mbulojnë të gjitha mungesat, andaj janë zgjedhje ideale për ato dama të cilat luftojnë me kilogramët e tepërt.
Kombinimin e ka thyer me rripin mbresëlënës, printin e leopardit dhe çizmet ngjyrë kafeje. Xhaketa, me prerje paksa më të gjatë në ngjyrë bezhë është përshtatur perfekt në gjithë veshjen.
Me këtë kombinim të veshjes nuk ka gabime. Është krejtësisht e thjeshtë dhe e efektshme.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...