Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.
Sipas një studimi të bërë nga një ekip hulumtuesish, të publikuar në revistën “European Journal of Nutrition”, ky çaj arrin dukshëm të përmirësojë sistemin tonë tretës duke i eliminuar bakteret dhe duke përmirësuar funksionimin e metabolizmit.
Ky çaj së bashku më atë jeshil, aktivizojnë bakteret e mira, dhe eliminojnë ato të këqijat që janë të lidhura me obezitetin. Tek ky lloj i çajit polifenolet- substanca aktive ne të, kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të zorrëve, dhe kanë rol në formimin e zingjirëve të shkurtër yndyror që janë përgjegjës për energjinë e nevojshme të metabolizmit.
Gjithsesi duhet të keni parasysh që konsumimi i moderuar i tij ka kto përfitime, kurse nëse merrni sasi të lartë të tij kjo përbën një rrezik për shëndetin.
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...