Dimri po vjen dhe teksa të gjithë një mendje e kemi nga festat, me siguri që jeni duke planifikuar pushimet apo arratistjen e radhës, diku në një destinacion të bukur.
Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi! Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, dikush tjetër për mbulesat me gëzof, për shampot apo aksesorët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni.
Por, a keni vënë re edhe ju si ne që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse?
Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red: se çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës venitet me kalimin e kohës. Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët.
Pra e mësuat arsyen! Që dhoma e hotelit të duket sa më e rregullt, por njëherësh që krevati të duket si i ri dhe super komod, çarçafët e bardhë janë gjithmonë zgjedhje. Kini parasysh, ato kurrë nuk zbehen pas disa larjeve!
Tani edhe ju e dini arsyen!
Konflikti Capat-Sekiraqët – Arrestohet një person, sek...
Gjendet e vdekur një 62-vjeçare në Gurakoc të Istogut
Vdekja e Bujar Bukoshit, Limaj: Emri i tij mbetet i lidhur n...
Drejtori i KEK-ut takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flas...
Mbahet ndeshja revyale ndërmjet basketbollistëve me karroca ...
Limaj për Arbresh.info: Nuk kam thënë asnjëherë që nesër do ...