Më poshtë po ju rendisim 5 prej këtyre trukeve që “do të shpëtojnë” lëkurën tuaj!
Kur vjen puna te truket e bukurisë, të gjitha vajzat janë gjithë sy e veshë. Fundja, kush nuk do të dijë disa “sekrete bukurie”.
Ekzistojnë shumë truke, të cilat duhet t`i bëni pjesë të rutinës suaj nëse dëshironi të keni lëkurë të re, të pastër dhe të shëndetshme, transmeton lajmi.net.
Më poshtë po ju rendisim 5 prej këtyre trukeve që “do të shpëtojnë” lëkurën tuaj!
Përhapeni kremin e syve duke përdorur gishtin e unazës, shkruan “IconStyle”,transmeton lajmi.net.
Shumë njerëz e bëjnë këtë gjë duke përdorur gishtin tregues, por në fakt, ai është gishti më i ashpër dhe si pasojë është shumë agresiv për një zonë aq delikate sa ajo e syve. Në vend të tij përhapeni kremin e syve me gishtin e unazës, i cili është i butë dhe delikat.
Përdoreni kremin e syve që ju mbetet si balsam buzësh
Zona rreth buzëve është po aq e brishtë dhe e prirur ndaj rrudhave sa ajo rreth syve, prandaj do të ishte mirë që pjesën e mbetur të kremit të syve ta kalonit edhe në këtë zonë për të parandaluar rrudhat.
Fshijeni fytyrën me një peshqir të pastër sa herë e lani
Shpesh ndodh që peshqirin e fytyrës ta përdorim disa herë, por kjo është diçka e gabuar, sidomos nëse fytyra juaj ka tendencë akneike. Peshqirët mbajnë shumë baktere dhe përdorimi i tij më shumë se një herë mund të përhapë bakteret në gjithë fytyrën.
Bëni maska të ndryshme në pjesë të ndryshme të fytyrës
Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtat trajtime, bëni maska të ndryshme sipas “problemit” të zonave të caktuara të fytyrës. Për shembull mund të bëni një maskë hidratuese për zonën e faqeve dhe një maskë anti-yndyrë për zonën T.
Ndryshojeni gjithmonë këllëfin e jastëkut
E njëjta gjë si për peshqirin vlen edhe për këllëfin e jastëkut. Ndërrojeni një herë në dy ditë këllëfin duke fjetur një natë në njërën anë, një natë në anën tjetër të tij.
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...
BE premton 620 milionë euro ndihmë shtesë për Sirinë