Kur takoheni me një person të ri, mjaftojnë vetëm 7 sekonda (po pra, jo minuta – sekonda) për të vendosur nëse na pëlqen apo jo ai person.
Normalisht kjo funksionon për dy palët, dhe kjo vërtetë se ju fut nën presion nëse veç jeni person i cili përjeton ankth social apo keni turp.
Duke marrë parasysh këtë, telegrafi më poshtë ju sjellë një këshilë praktike, e cila mund të ndikojë që t’i pëlqeni personit brenda pak momenteve:
Gjithçka qëndron te kontakti me sy
Kontakti me sy është shenjë universale e vetëbesimit, hapurish dhe sinqeritetit.
Më shumë se gjysma e të gjitha komunikimeve janë vizuale dhe jo verbale, prandaj duke e shikuar në sy një person bën që t’i pëlqeni.
Brengoseni se nuk mund ta mbani balancimin e duhur mes vetëbesimit dhe t’u dukurit i mërzitshëm? Atëherë 60 për qind të kohës shikojeni në sy dhe 40 për qind të kohës mbani sytë diku tjetër!
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...