Problemet financiare, çështjet intime, pa kuptueshmëria emocionale… të gjitha këto mund të jenë probleme që mund t’i ketë një çift.
Por cilat mund të jenë shkaqet tjera që nuk shkojnë në lidhje e që mund t’i shpien njerëzit deri te ndarja.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve, Derek Harvey, vrasës i një martese janë pritjet e paplotësuara, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.
“Kam parë dhimbje dhe frustrim nga pritjet e paplotësuara qoftë në martesë, qoftë në çfarëdo lidhje tjetër”.
“Është si një helm vdekjeprurës që bën rrëmujë në lidhje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk është sekret se të pasurit pritje të mëdha mund të jetë problematike kur fjala është për romancën.
“Pritjet e paplotësuara janë vrasës i madh i lidhjeve”, ka thënë ai.
Kjo nënkupton se njerëzit hyjnë në martesë dhe pas një kohe që kalon presin që personi tjetër të ndryshojë diçka nga vetja.
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...