Vuani nga lëkura e dehidratuar? Nuk ka rëndësi nëse është piku i vapës ose jashtë është acar, lëkura e dehidratuar të vë njësoj në siklet. Mund të gjeni maska nga më të ndryshmet në dyqani, por është pak e vështirë të gjesh maska për lëkurën e dehidratuar. Po ju sjellim dy maska që shumë lehtësisht mund ti aplikoni në shtëpi.
Maskë me aloe dhe kastravec
Përbërësit:
½ kastravec
2 lugë gjelle lëng aloe vera
Mënyra më e lehtë për ta përgatitur këtë maskë është duke i hedhur përbërësit në një blender ose në një grirëse të thjeshtë. Produktin që përftohet vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë jo të nxehtë.
Kos dhe avokado
Përbërësit:
¼ kupë kosi
1/2 avokado
Shtypeni avokadon me pirun. Përzieni avokadon me kos dhe futeni në blender. Përdoreni këtë pastë në fytyrën tuaj dhe lëreni minimalisht 15 minuta. Kur ta pastroni nga fytyra mos përdorni larës, shpëlajeni vetëm me ujë.
Provojini shpejt e shpejtë për të pasur një lëkurë të butë, të hidratuar dhe plot shkëlqim
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS