Secili mund ta përjetojë forcën në mënyra të ndryshme.
Kur themi një njeri i fortë, nënkuptojmë një njeri me zemër të madhe, ai që di të luftojë për veten e tij dhe të bëjë ëndrrat e tij realitet, transmeton portal arbresh.info
Një citim nga filozofi antik Konfuci zbulon qartë se si të dallojmë një njeri të fortë dhe një njeriu të dobët: “Një person i fortë bën kërkesa për veten e tij, një i dobët – për të tjerët”.
Këtu është një analizë e detajuar se si mund ta përdorim këtë mesazh në jetë dhe çfarë përfaqëson ai.
Të dobëtit gjithnjë kërkojnë fajtorë në mjedisin e tyre të afërt dhe të largët, por kurrë nuk e drejtojnë gishtin nga vetja. Ankohen gjithmonë për të tjerët, të gjithë u kanë bërë padrejtësi dhe nuk marrin kurrë përgjegjësi për veten e tyre. Vetëm një person i fortë e kupton se ky është vetëmashtrim dhe në të njëjtën kohë një kurth për veten e tij.
Personat e fortë nuk fajësojnë të tjetër pa një arsye të madhe. Një person i fortë emocionalisht dhe mendërisht thjesht nuk është mësuar të ankohet për dikë ose diçka, por kërkon mënyra, opsione, dëshiron të përmirësojë veten, të kujdeset për jetën e tij.
Një person i fortë do t’i bëjë vetes pyetjet e mëposhtme në një situatë sfiduese dhe do të sigurohet që të gjejë përgjigje për to:
Çfarë mund të bëj në këtë situatë të veçantë?
A bëra më të mirën, apo ka mundësi të tjera?
E bëra mirë, cilësisht, apo mund të shtyj akoma?
Çfarë burimesh kam dhe cilat duhet të mprehen?
Njerëzit e fortbë bëjnë atë që varet prej tyre, poir e dinë mirë që nuk mund të kontrollojnë gjithçka rreth tyre. Një person i fortë nuk do të thotë i gjithëfuqishëm, por ai është i gatshëm të përballet me një sfidë dhe nuk heq dorë kurrë nga lufta. Të tillë persona janë të pavarur në jetë./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen