Ju mendoni se lëvorja e portokallit nuk vlen? Lexoni të mirat e saj!

22:52 | 23 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Portokalli është njëri ndër frutat më të preferuar në mbarë botën. Përveq shijes së saj dhe përfitimeve të shumta shëndetësore, ja edhe për  çfarë mund të përdorni lëvorën e saj, transmeton arbresh.info

Lëkurë të trupit
Nëse ju dëshironi që lëkura juaj të jetë e butë dhe e fuqishme, vendoseni lëvorën e portokallit në fashë dhe përdoreni si sfungjer përderisa po bëni dush. Thjesht, do të vërëni më pas lëkurën tuaj.

Shpëtoni nga insektet

Vendoseni një lëvozhgë portokalli aty ku mendojnë se keni insekte. Mushkonjat, milingonat dhe insketet nuk hyjnë aty ku ka lëvore portokalli.

Largoni aromën e keqe nga këpucët

Vendoseni një lëvore portokalli në këpucë. Lëvorja e porokallit do të thithë plotësisht erën e keqe nga këpucët tuaja.

Pastroni interierin

Portokallu ka erë të këndshme dhe të freskët. Vendosni disa copa lëvore portokalli në furrë deri sa thahen, më pas i vendosni nëpër qese të vogëla, dhe pastaj vendosni në banjo, rafte, etj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale