Nëse je martuar me një grua inteligjente, atëherë je me fat. Një fakt i tillë të zgjat jetën. Këtë e ka konfirmuar një studim i kryer në Britaninë e Madhe, rezultatet e të cilit u publikuan në kuadër të eventit “Oxford Literary Festival”.
Studiuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe Shkencave të Jetës në Aberdeen, Skoci, thonë se një burrë e stërvit trurin vazhdimisht, falë stimulimit intelektual të partneres. Kjo parandalon patologji si demenca.
Inteligjenca e femrave bën diferencën në jetën e një burri. Ajo kontribuon në një jetë të shëndetshme dhe të gjatë, duke pasur ndikim edhe te fëmijët, të cilët kanë mundësi të ndjekin modele pozitive prindërore.
Stimulimi intelektual në nivel reciprok jo vetëm që e bën një çift më jetëgjatë, por i jep mundësi mashkullit të përballojë pleqërinë në një mënyrë më të mirë./dritare.net
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...