Kafja irlandeze mund të jetë gjëja më e ‘çmendur dhe e bukur’ e këtij viti.
Nëse doni që të pini një kafe dhe të keni ndjenjat se jeni dehur, atëherë duhet provuar kafja Jack Daniels, transmeton arbresh.info.
Produkti jo-alkoholike është i përbërë 100% nga kafja arabike.
“Ne jemi duke e provuar cilësinë më të mirë dhe më të lartë të kafes në botë, dhe tani ajo do të ketë shije autentike dhe aromën e Jack Daniels”, tha Charlie Newman, pronar në World of Coffee. “Ne i marrim me shumë kujdes dhe me krenari produktet e kafes, dhe kafja e Jack Daniels nuk bën asnjë përjashtim”, shtoi ai.
Kafja Jack Daniels në fillim do të shitet vetëm në dyqanet e Jack Daniels në SHBA dhe më pas pritet të shpërndahet nëpër mbarë botën./Arbresh.info
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...