Shpeshherë femrat përballen me problemin e këpucëve të ngushta, të cilat ua lëndojnë këmbët dhe i bëjnë të mos ndjehen rehat.
Një problem i tillë zakonisht shfaqet kur blejmë këpucë të reja.
Por, ekziston një mënyrë për ta tejkaluar edhe këtë problem, varësisht nga materiali i këpucëve që keni.
E tëra që duhet të bëni është të merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë. I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit. Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet. I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh. Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për një numër të tërë.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...