Për të krijuar një miqësi të vërtetë është e nevojshme të keni durimin e kopshtarit, instinktin e atij që e do të vërtetën dhe çmendurinë për t’u hedhur “në lojë”.
Por, cilat janë rregullat për një miqësi të vërtetë?!
Pranoni defektet e miqve – Miqtë duhet pranuar ashtu siç janë, andaj nuk duhet të kërkojmë nga ata që të ndryshojnë ndonjë gjë, pasi një gjë e tillë nuk do të na pëlqente as neve, po të na thoshte dikush.
Bëhuni të disponueshëm – Nëse dëshironi të krijoni një miqësi që ia vlen, është e rëndësishme që të pranoni defektet e përbashkëta dhe të përpiqeni të jeni një mikeshë e mirë ku mund të mbështeten në çdo moment.
Mos jepni shumë këshilla – Kur shihni se një mik bën një gabim, ose është pranë asaj faze, ju keni tendencë që t’i jepni shumë këshilla. Por, mos harroni miqtë tuaj e dinë më mirë se çka duan në jetën e tyre.
A shkojnë bashkë miqësia dhe paratë? – Nëse merrni borxh dhe nuk ia ktheni më, ekziston rreziku që gjysma e miqësisë tuaj të marrë fund.
Mësoni të kërkoni falje – Duhet të mësoheni të kërkoni falje, pasi kjo është një provë e shpëtimit të miqësisë.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...