Nëse mollëkuqja ju ecë mbi trup përderisa jeni të sëmurë, kjo është një shenjë e rimëkëmbjes së shpejtë. Patkua e kalit që varet mbi pragun e derës, kjo nënkupton se ruan shtëpinë dhe vendin ku jetoni.
Gjëra të tilla hasim kudo nëpër shtëpitë e njerzve, të tilla si patkua, këmbë lepuri apo ashti i fildishtë i elefantit dhe megjithëse shquhen si bestytni, njerëzit janë vërtetë të dhënë pas magjisë së mirë të tyre.
Insektet që sjellin lumturinë
Bulkthi në vatër njihet qysh moti si shenjë e lumturisë. Në Kinë dhe disa vende tjera aziatike, bulkthi ka shërbyer si një lloj alarmi – me zërin e tij të veçantë në rast vjedhjeje. Konsiderohet si fat i keq mbytja e tyre. Indianët besonin se këta sjellnin fat dhe se imitimi cëcëritës i tyre konsdierohej fyese.
Mollëkuqja konsiderohet si bartëse e fatit dhe mirëqënies. Besohet se sjell lehtësim nga problemet e përditshme. Mollëkuqja jep durim, dhe nëse fluturon në ndonjë pjesë të trupit tuaj, përderisa jeni në gjendje të sëmurë, kjo është shenjë se do të rikuperoheni shumë shpejtë. Nëse ju rastis ndonjë mollëkuqe në dorë e më pas fluturon, kjo paralajmëron se javën e ardhshme do të ketë një mot të mirë.
Në mesin e insekteve tjera që bartin lumturi janë pilivesat dhe bubazhelet. Pilivesa mbart me vete ndryshime, tregon forcën, kurajon dhe paqen, ndërsa bubuzhelet mbrojnë nga e keqja, paraqesin rilindje dhe transformim.
Simbolet e lumturisë në natyrë
Lisat, sipas mitologjisë skandinave, mbrojnë kundër rrufesë.
Vezët konsiderohen si simbol i fuqishëm i pjellorisë dhe rilindjes. Gjithashtu shërbejnë për të parë të ardhmen, për të nxitur motin me diell si dhe mbrojtjen prej të këqijave të ndryshme.
Kafshët që sjellin lumturinë
Besohet se delfinët sjellin lumturi qysh në kohërat e lashta kur detarët i kanë parë se ishin shumë afër tokës, edhepse ndodheshin në det të hapur.
Breshka konsiderohet si simbol i lumturisë, një ndër katër kafshët e shenjta së bashku me dragoin, feniksin dhe njëbrirëshin. Breshka përfaqëson jetëgjatësinë dhe lidhjen mes botës së vdekshme dhe qiellit.
Elefantët përfaqësojnë urtësi dhe besnikëri. Figura e elefantit pranë derës apo në rafte sjell lumturi dhe jetëgjatësi.
Në mesin e kafshëve tjera që bartin lumturi janë tigri edhe bretkoca.
Pjesë të kafshëve që sjellin lumturi
Një nga simbolet më të njohura është këmba e lepurit. Besohet se, përveç që sjell fat të mirë, ky simbol ndihmon edhe në ngjizje – besim që ka lindur për shkak të faktit se lepujt janë seksualisht aktiv pothuajse gjatë tërë vitit.
Dhëmbët e aligatorit, sipas besimit afrikan, sjellin fat për kumarxhinjtë.
Gjësendet që sjellin lumturi
Patkua e kalit njihet gjërësisht si simbol i lumturisë. Për shkak të ndërlidhjes më kuajt, patkua përfqëson forcën dhe besueshmërinë. Tek grekët, patkua ka simbolizuar pjellorinë.
Monedhat poashtu njihen si bartës të lumturisë. Nëse gjeni një monedhë, tërë ditën do të jeni me fat, por vetëm nëse e merrni atë. Përndryshe, do të ju sjell fatkeqësi. Lumturia që sjellin këto monedha të veçanta është edhe më e madhe nëse e mbani në xhepin e majtë apo e varni rreth qafës si gjerdan ose qafore. Monedhat e koleksionuara në një kavanoz, apo ato që janë krijuar në vitin e brishtë, gjithashtu sjellin lumturi.
Shkallët konsiderohen si bartës të fatit qysh nga egjiptianët e lashtë, duke e llogaritur si një mjet ndihmues për tu ngritur deri në qiell. Por, nëse i mbështetni ato në murin e shtëpisë, kjo mund të jetë pengesë e harmonisë familjare.
Bimët që sjellin lumturi
Tërfili me katër gjethe është një bimë që të gjithë e njohim si bartës të lumturisë.
Numrat me fat
Numri 7 është me fat në shumë kultura të ndryshme. Në botën Perendimore paraqet sakrificë dhe 7 virtytet – diturinë, të kuptuarit, nderin, lavdinë, pushtetin, mirësinë dhe paqen.
Gjërat që plotësojnë dëshirat
Parmeza apo shpori i pulës (jadeci) njihet se sjell fat nëse ju mbetet juve pjesa më e madhe e ashtit në dorë, kësisoj duke ju plotësuar dëshira.
Qerpiku i rënë gjithashtu njihet si bartës i fatit dhe plotësues i dëshirave. Nëse keni qerpikë të rënë në faqe dhe e kapni me gishta duke menduar një dëshirë, pasi ti fryeni dëshira e menduar ju realizohet.
Pastrues oxhaqesh poashtu sjellin lumturi dhe pasuri. Ekziston një legjendë ku thuhet se mbreti George kur kishte hipur në kalë gjatë një udhëtimi, dhe si pasojë e frikës nga qeni, kali desh e përmbysi mbretin nga tërbimi, iu është afruar një pastrues oxhaqesh me rroba të pista duke i kapur frenat e kalit dhe duke e qetësuar atë./femra.net/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...