Autori i librit “Do not French Me” dhe sipërmarrësi Wendy McCartney thotë se ka një periudhë në jetën e çdo gruaje e cila është më e vështirë se të tjerat.
Secila fazë sjell sfida të reja, por Wendy mendon se secila grua e ka një periudhë e cila është më e vështira.
Ajo priudhë është tek njëzetat e vonshme dhe të tridhjetat e hershme.
“Kjo është një kohë e vështirë kur femrat duhet të vendosin nëse dëshirojnë të bëhen nëna dhe kur duhet të merret ky vendim. Që atëherë gratë pritet të kenë marrëdhënie të suksesshme, familje, karrierë, por problemi është se këto objektiva nuk arrihen në të njejtën kohë”, thotë ajo.
Është e rëndësishme që femrat të kuptojnë se ka kohë të mjaftueshme për çdo gjë, sidomos për sukses.
Shumë gra vetëm atëherë e kuptojnë se është e vështirë të balancohet jeta private dhe karriera, dhe e kuptojnë se jeta e tyre shkon në drejtimin që ato nuk e kanë planifikuar.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...