Cila është gjëja që ju e urreni më së shumti kur fluturoni? Hapësira? Aroma? Njerëzit? Bisedat mes njerëzve? Aroma dërrmuese apo fëmijët?
Sipas një studimi të fundit, besohet se janë pikërisht fëmijët që janë më bezdisës gjatë një fluturimi, transmeton portali arbresh.info
Të anketuarit nga US body Airfareëatchdog kanë theksuar do të preferonin që fëmijët nën moshën dhjetë vjeç dhe prindërit e tyre të uleshin në një zonë të veçantë të aeroplanit.
Anketa është kryer nga 40 mijë njerëz nga e mbarë bota, të cilët kanë theksuar se pas fëmijëve të vegjël që mund të shkaktojnë bezdi, ata do të ndjeheshin të shqetësuar edhe nëse ulen pranë një personi që është i sëmurë.
28 për qind e të të anketuarve kanë shtuar se shqetësimi më i madh i tyre është që të ulen pranë një personi me aromë të keqe trupore.
Rreth 40 për qind e tyre kanë shtuar se do të paguanin më shumë, vetëm që të mos kishin njerëz pranë vetës./Arbresh.info
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...