Për të mbajtur rrobat e bardha borë, si ditën e parë që i keni blerë, nuk është e mundur, nëse këto të fundit i lani vetëm në lavatriçe. Po ta lexonin gjyshet këtë që sapo shkruam, “do të na bënin rezil”.
Sipas tyre, rrobat e bardha kanë nevojë të trajtohen para se të lahen në lavatriçe e tani që po ngrohet koha e do nxjerrim bluzat e këmishat e bardha nga garderoba, do t’ju tregojmë një sekret të vjetër.
Për të hequr qafe njollat kokëforte e të tmerrshme të djersës ,e jo vetëm ju nevojitet një pastë e përgatitur në kushte shtëpie me tre përbërës. Detergjent i lëngshëm që pastron edhe ydyrën (mund të jetë dhe ilaçi i enëve), peroksid hidrogjeni dhe sodë buke. Përzieni në raportin 1:2 detergjentin me peroksidin e hidrogjenit dhe aplikojeni mbi njollë. Më pas shtoni pak sodë buke dhe me ndihmën e një furçe fërkoni copën e veshjes derisa pasta të përthithet nga fibrat e bluzës apo këmishës.
Pas pastrimit, lereni për të paktën një orë ose më shumë, dhe më pas lajeni si zakonisht. Gjyshet pretendojnë se metoda gjithashtu është e vlefshme edhe për njollat në rrobat e errëta, por këshillohet që të mos e lini përzierjen në pëlhurë për një kohë të gjatë se zbehet ngjyra.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...