Nëse dëshironi të nderoni dikë me darkë të shëndoshe dhe të shijshme, atëherë kjo është receta e duhur, shkruan arbresh.info.
Përbërësit:
1 paketë shpageta
4 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinjë hudhër ( të grirë)
1 limon (lëngu)
1 limon ( grini lëvoren)
½ lugë të vogël kripë
½ filxhan djathë parmesan
Përgatitja:
Sapo të vendosni të zieni shpagetat, në një enë tjetër filloni më shkrirjen e gjalpës dhe të vajit të ullirit. Pasi të jenë shkrirë këta dy përbërës hidhni hudhrën dhe lëngun e limonit. Lërëni në zjarr për 10 min. Më pas shtoni krem për gatim, lëvorën e limonit dhe kripë. Përzieni mirë.
Pasi të jenë zier shpagetat, i largoni nga uji dhe i vendosni në enën që keni përzier përbërësit. Përzieni shpagetat me sos për 10 min, por mos i thani shumë. Largoni enën nga zjarri dhe shtoni djathin parmesan. Pasi të jenë përgatitur i vendosni në pjatë dhe hidhni edhe pak djathë parmesan dhe një fetë limoni. Kjo darkë mund të shërbehet me verë të bardhë. Ju bëftë mirë!/Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...