Qindra indianë janë mbledhur në një tempull 500- vjeçar në jug të Indisë, ku po luten për një dëshirë të vetme, për një vizë amerikane.
Tempulli Balaji i Chilkur kushtuar Zotit Balaji – një ri-mishërim i zotit Hindu Vishnu – në periferi të qytetit të Hyderabad, ka qenë prej kohësh një zgjidhje e vetme për imigrantët e ardhshëm indianë që kërkojnë viza amerikane, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët e tempullit thonë se vendi ka shënuar një rritje të vizitorëve që nga zgjedhja e Donald Trumpit president.
“Është një mrekulli, nuk kam mundur të marrë vizë të dy vitet e fundit, por pasi kam vizituar tempullin, gjithçka ka shkuar pa probleme”, tha Angirekula, 33 vjeçar.
“Unë nuk jam supersticioz, por jam i bindur se ka pasur një ndërhyrje hyjnore”, ka shtuar ai.
Më shumë se 100 mijë indiane e vizitojnë tempullin çdo javë, për viza dhe arsye të tjera./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...