Udhëtimi me biçikleta në distanca të largëta duket se është bërë trend kohëve të fundit.
Një eksperiencë të tillë e përjetoi edhe një i ri shqiptar i cili me biçikletën e tij mori rrugë nga Gjermania në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Ahmet Shalës nga komuna e Pejës iu deshën 28 ditë rrugë për të ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Ai në komunën e Pejës u prit nga kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili edhe e bëri publik këtë udhëtim.
“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, shkruan Muhaxheri.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...