Një i ri ka mbajtur dy prindërit e tij në shpinë për 25 milje, vetëm që të dëshmojnë se ai është i pafajshëm, pasi pretendohet se ai është akuzuar gabim për një krim.
Kartik Singh thotë se ai u arrestua mbi akuzat të rrejshme në vitin 2009, pasi dyshohet se kishte ngacmuar një grua, transmeton portali arbresh.info
Djali bashkë me prindërit udhëtoi nga vendlindja e tij në Moroda, India Lindore, në një gjykatë për të luftuar akuzat.
Që nga ajo kohë, ai pretendon se është shmangur nga komuniteti dhe nuk ka gjetur punë.
Si rezultat, ai thekson se është futur në një mal me borxhe, pasi nuk po gjen punë, ndërsa ka shtuar se ka dy prindërit e moshur për të cilët duhet të kujdeset.
Ai madje ka shtuar se për shkak të akuzave as nuk ka mundur të gjetë një grua për të krijuar familje, shkruan Daily Mail.
Singh ka thënë se dëshiron të pastrojë emrin e tij para se prindërit e tij të ndërrojnë jetë./arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...