Qindra programe dhe dieta premtojnë për humbje peshe të shpejtë dhe të lehtë. Megjithatë, baza e çdo programi të suksesshëm për humbje të peshës është dieta e shëndetshme e kontrolluar me ushtrime.
Për humbje peshe të sukseshme, ju duhet të bëni ndryshime të dietës rutinore dhe të ndryshoni shprehitë tuaja, transmeton arbresh.info.
Humbja e pëshës kërkon kohë dhe përpjekje, poashtu edhe angazhim të gjatë. Për të qëndruar të fokusuar në humbjen e peshës ju duhet të përqendroheni. Ky process merr energji mendore dhe fizike, megjithatë ju duhet të zotoheni për ndryshimet që do të ndërmerrni në jetën tuaj. Fillimisht ju duhet të zhdukni stresin që sjell ky zotim, pastaj duhet të fokusoheni në aftësinë tuaj për t’u përqendruar në arritjen e qëllimit dhe sapo të jeni e vendosur për një gjë të tillë, fillon dietën.
Aksush tjetër nuk mund të ju ndihmojë më shumë se sa ju vetës nëse dëshironi të humbisni peshë. Bëjeni një listë të asaj që është e rëndësishme për ju, që ju ndihmon për të qëndruar të motivuar dhe të përqendruar, transmeton arbresh.info.
Zgjedhni me kujdes njerëzit që mbani afër. Largoni ata që ju dekurajojnë. Rrini me dikë që dëgjon me kujdes shqetësimet e juaja. Mbani rutinën me kujdes dhe qëndroni të fokusuar në qëllimet që i keni vënë vetes.
Kjo është një ndër pikat kryesore nëse dëshironi të arrini qëllimin e humbjes së peshës. Për të humbur 1 deri në 2 kila në javë, ju keni nevojë për të djegur 500 deri në 1000 kalori. Mos kini frikë, se nëse vendosni qëllimet, atëherë edhe do të arrini rezultat. Ndryshimi i shprehive tuaja është pika kyçe për humbjen e peshës. Gjithashtu duhet të siguroheni që qëllimet tuaja të jenë të specifike, të matshme, të arritshme, relevante dhe të kufizuara në kohë. Një shembull i këtij lloj qëllimi është ecja 30 minuta në ditë.
Miratimi i një diete të re për humbjen e peshës përfshin edhe uljen e ushqimit me kalori. Megjithatë, nuk është e thënë të hiqni dorë komplet nga kaloritë. Kaloritë ulen duke ngrënë më shumë ushqime me baza bimore, si frutat, perimet dhe drithërat. Ju mund të filloni të humbisni peshë duke filluar të konsumoni mëngjes të shëndetshëm, duke ngrënë të paktën 4 perime të ndryshme dhe 3 lloje të pemëve.
Çelësi për humbje peshe është djegia e sa më shumë kalorive. Ju nuk mund të humbisni peshë pa stërvitje. Ushtrimet fizike ofrojnë edhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe përmisimin e gjendjes shpirtërore. Studimet tregojnë se njerëzit që mbajnë nën kontroll peshën e tyre merren me aktivitetet të rregullta fizike.
Nuk është e mjaftueshme për të ngrënë ushqim të shëndetshëm ose për të bërë ushtrime për t’ia dalur që të hiqni peshën e padëshiruar. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e jetës. Këtu fillojmë nga ndryshimi i jetësës, mënyra e të ushqyerit dhe rutina. Ju duhet thjeshtë të pranoni sfidat tuaja dhe të planifikoni se do të t’a dilni që të humbisni peshë.
Por më me rëndësi është që mbi të gjitha të mbani nën kontroll shëndetin tuaj dhe duke u motivuar për humbjen e peshës ju mund t’ia dilni të përmisoni edhe shëndetin tuaj./Arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...